Ndryshime në tarifa nga data 01/04/2021
Transferet
Tarifat e reja të transferit do të zbatohen për personat që nuk janë banorë të vendeve SEPA ose Kosovës:
- 5 transferet SEPA në muaj do të jenë falas, por duke filluar me transferin e 6-të, një tarifë prej EUR 0.50 do të aplikohet (më parë numri i transfereve falas nuk ishte i kufizuar).
- 50 transferet brenda Paysera në muaj do të jenë falas, por duke filluar me transferin e 51-të, një tarifë prej 0.10EUR do të aplikohet (më parë numri i transfereve falas nuk ishte i kufizuar).
- Për kompanitë SEPA, një transfer në një bankë në Kosovë do të kushtojë 7.00EUR (në vend të 0.20 EUR).
Tarifat e reja për transferet në EUR për kompanitë që nuk janë të vendosura në vendet e SEPA ose në Kosovë, ndërmarrjet ndërkombëtare dhe ofruesit e shërbimeve të pagesave:
Shërbimi | Kompanitë që nuk janë pjesë e SEPA ose Kosovës | Kompani ndërkombëtare | Ofruesi i shërbimit të pagesave |
---|---|---|---|
Transferet SEPA | 1.00EUR (në vend të + 0.35EUR në çmimin standard) |
5.00EUR (në vend të + 5,00EUR në çmimin standard) |
1.00EUR (në vend të +0.50EUR në çmimin standard) |
Transferet në një bankë në Kosovë | 10.00EUR (në vend të 0.35EUR) |
35.00EUR (në vend të + 30,00EUR në çmimin standard të një transferi ndërkombëtar) |
35.00EUR (në vend të + 5.00EUR në çmimin standard të një transferi ndërkombëtar) |
Transfer ndërkombëtar | 10.00EUR (në vend të 7,00EUR) |
35.00EUR (në vend të + 30,00EUR në çmimin standard) |
35.00EUR (në vend të + 5,00EUR në çmimin standard) |
Kreditimi i transfereve SEPA | 10.00EUR (në vend të + 0,10EUR me çmimin standard) |
0.50EUR (në vend të + 0.50EUR në çmimin standard) |
0.50EUR (në vend të + 0,35EUR me çmimin standard) |
Kreditimi i transfereve ndërkombëtare | 3.00EUR (në vend të + 0,10EUR në çmimin standard) |
4.00EUR (në vend të + 0.50 EUR në çmimin standard) |
4.00EUR (në vend të + 0,35EUR me çmimin standard) |
Mbajtja e parave në llogari
Futet një tarifë për mbajtjen e fondeve në llogarinë Paysera kur bilanci i llogarisë tejkalon një shumë të caktuar:
- Të gjithë klientët privat që mbajnë më shumë se EUR 10,000 (ose ekuivalenti në një monedhë tjetër) në llogarinë e tyre Paysera do t'i nënshtrohen interesit negativ vjetor: 0.5 per cent.
- Të gjithë klientët juridik të cilët mbajnë më shumë se EUR 50,000 (ose ekuivalenti në një monedhë tjetër) në llogarinë e tyre Paysera do t'i nënshtrohen interesit negativ vjetor: -0.5 %.
Tarifa do të ngarkohet një herë në muaj (në ditën e parë të muajit), bazuar në shumën mesatare të parave në llogari gjatë muajit paraardhës
NB: Nëse keni marrë informacion në lidhje me kushte të ndryshme të mbajtjes së bilancit që zbatohen për ju, ato nuk do të ndryshojnë.
Paysera Visa
- Tarifa mujore për mbështetjen e kartelës së parë Paysera Visa është EUR 0.75 muaj (në vend të 0.50 EUR / muaj). Tarifa mujore për kartelën e dytë (dhe pasardhëse) nuk ndryshon dhe mbetet pa pagesë.
- Tarifa për rimbursimin e pagesës së bërë me kartelë - EUR 15.
Dërgimi i mesazheve të konfirmimit
SMS mesazhet të dërguara gjatë konfirmimit të hyrjes dhe kryerjes së një transferi do të ngarkohen me komision, në varësi të vendit në të cilin dërgohet mesazhi. Para dërgimit të mesazhit, çmimi i saktë i shërbimit do të tregohet (më parë të gjitha mesazhet ishin dërguar falas).
Tarifat e mbledhjes së pagesave (Arka)
Tarifat për mbledhjen e pagesave me kartela të pagesave
Ka ndryshime në tarifa për mbledhjen e pagesave me kartela. Nga 01/04/2021 ato do të llogariten si më poshtë
Për projektin Biletat Paysera
Numri i transaksioneve në 30 ditë e fundit | Qarkullimi i 30 ditëve të fundit | Kartelat lëshuar në EU | Kartelat e lëshuara jashtë EU-së | Tarifa minimale |
---|---|---|---|---|
0 - 50 transaksione | 0 - 2 500 EUR | 2,90 % | 5,80 % | 0,15 EUR |
51 - 150 transaksione | 2501 - 7 500 EUR | 2,80 % | 5,60 % | 0,15 EUR |
151 - 250 transaksione | 7501 - 12500 EUR | 2,70 % | 5,40 % | 0,15 EUR |
251 - 500 transaksione | 12 501 - 25 000 EUR | 2,60 % | 5,20 % | 0,15 EUR |
501 - 750 transaksione | 25 001 - 37 500 EUR | 2,50 % | 5,00 % | 0,15 EUR |
>750 transaksione | >37 500 EUR | Ofrohet një ofertë individuale |
Për projektet tjera
Numri i transaksioneve të 30 ditëve të fundit | Qarkullimi i 30 ditëve të fundit | Kartelat e lëshuara në BE | Kartelat e lëshuara jashtë BE-së | Tarifa minimale |
---|---|---|---|---|
0-50 transaksione | EUR 0-2,500 | 1.45 % | 2.90 % | EUR 0.15 |
51–150 transaksione | EUR 2,501–7,500 | 1.40 % | 2.80 % | EUR 0.15 |
151–250 transaksione | EUR 7,501–12,500 | 1.35 % | 2.70 % | EUR 0.15 |
251–500 transaksione | EUR 12,501–25,000 | 1.30 % | 2.60 % | EUR 0.15 |
501–750 transaksione | EUR 25,001–37,500 | 1.25 % | 2.50 % | EUR 0.15 |
>750 transaksione | >EUR 37,500 | Ofrohet një ofertë individuale |
Tarifat për mbledhjen e pagesave përmes internetit për projektet e Biletave Paysera
Nga 1 Prilli 2021 tarifat e komisionit për shërbimin e gateway dhe llogaritjen e tarifave të komisionit për ata që mbledhin pagesa përmes sistemit të biletave të ngjarjes Biletat Paysera do të ndryshojnë si më poshtë:
- për ata që mbledhin pagesa nga PIS (shërbimi i inicimit të pagesave), tarifa e bankës ose e sistemit do të ulet - tani e tutje, do të jetë EUR 0.00 (në vend të 0.35% shumës së pagueshme);
- nuk do të ketë kategorizim të faqeve të internetit;
- tarifat e komisionit do të llogariten në mënyrë të barabartë si për personat fizik ashtu edhe për personat juridik.
Tarifa e komisionit do të përbëhet nga dy pjesë:
- pjesa 1 - tarifa e bankës ose sistemit (kjo pjesë e tarifës së komisionit nuk do të llogaritet për ata që mbledhin pagesa nga PIS);
- pjesa 2 - tarifa që varet vetëm nga qarkullimi juaj dhe numri i pagesave. Kjo pjesë e tarifës do të llogaritet si më poshtë:
Numri i transaksioneve në 30 ditët e fundit | Qarkullimi i 30 ditëve të fundit | Per cent | Max | Min |
---|---|---|---|---|
0 - 50 transaksione | 0 - 2 500 EUR | 2,40 % | 1,00 EUR | 0,10 EUR |
51 - 150 transaksione | 2501 - 7 500 EUR | 2,20 % | 0,90 EUR | 0,10 EUR |
151 - 250 transaksione | 7501 - 12500 EUR | 1,80 % | 0,80 EUR | 0,10 EUR |
251 - 500 transaksione | 12 501 - 25 000 EUR | 1,50 % | 0,70 EUR | 0,10 EUR |
501 - 750 transaksione | 25 001 - 37 500 EUR | 1,00 % | 0,60 EUR | 0,10 EUR |
>750 transaksione | >37 500 EUR | Ofrohet një ofertë individuale |
Deponimet në Bullgari
Nga 1 Prilli, tarifa për deponim nga partneri Easy Pay në Bullgari do të jetë 1,50 % e shumës (në vend të 1,00%), por jo më pak se BGN 0,45 për transaksion (në vend të BGN 0,30), dhe jo më shumë se BGN 1,80 (në vend të shumës maksimale BGN 1,20).