Të gjitha kategoritë

Çfarë është pagesa SEPA? Ndryshimi midis SEPA dhe SEPA Instant

Pagesa SEPA

Në gjuhën e përditshme dhe kur flasim me klientët, ne shpjegojmë pagesën SEPA si një transfertë të rregullt në EUR dhe SEPA Instant - si një transfertë urgjente në EUR. Por realisht, çfarë është një pagesa SEPA? Dhe si ndryshon nga ajo nga SEPA Instant?

Çfarë është SEPA?

SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Euro) - transferta standarde brenda Bashkimit Evropian dhe disa vendeve të tjera që nuk janë pjesë e tij. Transfertat në Eur brenda kësaj zone kryhen në të njëjtat kushte brenda dhe jashtë vendit - pra në një vend tjetër anëtar i SEPA.

Shtetet SEPA 2021

Për momentin (2021, Janar) – SEPA përbëhet nga 36 vende Europiane (27 BE + 3 vende të Zonës Ekonomike Europiane (EEA) - Islandë, Norvegji dhe Lihtenshtajn + 6 vende jo anëtare të EEA - Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Vatikani, Monako, San Marino dhe Andorra). Në këtë listë janë edhe territoret që i përkasin vendeve të listuara.

Çfarë është një pagesë SEPA?

Pagesa SEPA – një transfertë parash nga një shtet SEPA tek një tjetër. Një pagesë SEPA kryhet përmes numrit IBAN të përfituesit. Transfertat SEPA sollën uljen e çmimeve të transfertave në Eur përtej kufijve duke i bërë më të shpejta dhe më të përshtatshme për përdoruesit.

Çfarë është një pagesa SEPA Instant?

SEPA Instant (e quajtur gjithashtu SEPA Instant Credit Transfers, ose SCT Inst) – transferta të menjëhershme në EUR ekzekutohen 24/7/365 dhe mbërrijnë tek përfituesi brenda sekondave

Kujt mund t’i dërgoj një transfertë SEPA Instant?

Pagesa SEPA Instant ekzekutohet vetëm, nëse të dy bankat dërguese dhe përfituese janë pjesë e skemës SEPA Instant.

Në këtë moment rreth 3000 banka nga 23 vende janë pjesë e skemës SEPA Instant. Kjo listë synon të zgjerohet duke lidhur të gjitha bankat e 36 shteteve SEPA dhe duke hequr kështu kufijtë gjeografikë për pagesa brenda Europës në të ardhmen.

Ndryshimet midis SEPA dhe SEPA Instant

  SEPA SEPA Instant
Koha e transfertës Deri në një ditë pune zyrtare Menjëherë (për 10s)
Çmimi * Pa pagesë për individë
0,20 EUR për biznesin
Pa pagesë për individë
0,20 EUR për biznesin
Ditë ekzekutimi të transfertave I-V, 8 AM - 8 PM (në ditët zyrtare të punës) UTC+3 24/7/365
Limitet e transfertës - 100,000 EUR
Ku ekzekutohen transfertat? Midis të gjitha bankave e shteteve anëtare të SEPA (36 vende) Midis bankave që janë pjesë e skemës SEPA Instant (23 vende)

* Çmimet në tabelë janë ato për klientët Paysera. Çmimet e bankave të tjera mund të ndryshojnë.

Si mund të kryeni një pagesë SEPA Instant, ose SEPA nga një llogari Paysera?

#

Pagesë SEPA

Nëse vendi juaj dhe vendi i përfituesit janë në zonën SEPA – transferta do të jetë automatikisht një transfertë SEPA dhe nuk ju nevojitet të kryeni veprime të tjera.

Pagesë SEPA Instant

Pas plotësimit të formularit të transfertës - kontrolloni, nëse transferta është shënuar si Urgjente. Nëse banka e përfituesit është pjesë e SEPA Instant – do të shikoni se pagesa do të ekzekutohet falas brenda sekondave (nëse jeni individ). Nëse banka e përfituesit nuk është pjesë e SEPA Instant - nuk do të keni mundësi të shihni opsionin Urgjent.

Artikuj të ngjashëm

#
Financat Personale

Vendimarrje për Vitin e Ri: Si të kurseni para - rregulli 50/30/20

Një nga rezolucionet e zakonshme të Vitit të Ri është rreth administrimit më të mirë të financave personale. Me afrimin e vitit 2021, duam të ndajmë me ju disa këshilla se si të kurseni para duke zbatuar rregullin 50/30/20.

#
Financat Personale

Çfarë është një numër IBAN dhe si mund t'a gjeni atë?

IBAN është një nga numrat më të përdorur në sektorin bankar. Dëshironi të dërgoni, ose të përfitoni para - me siguri do ju duhet të përdorni një IBAN. Sidoqoftë, a e dini se çfarë është një IBAN?

#
Financat Personale

Çfarë është inflacioni dhe si të mbroni paratë tuaja?

Inflacioni ndodh vazhdimisht, kudo dhe prek të gjithë. Rritja e çmimeve të mallrave dhe ulja e fuqisë blerëse të parave i shtyjnë kompanitë dhe individët të kërkojnë mënyra të ndryshme për të mbrojtur paratë nga humbja e vlerës së tyre. Ndërsa disa zgjedhin të investojnë, të tjerë dëshirojnë alternativa më të sigurta.