Pse kërkohet informacion personal? 

Njihni Klientin tuaj

Klientët presin nga institucioni i tyre financiar të ofrojë shërbime përkatëse dhe me cilësi të lartë, dhe të sigurojë siguri të fondeve të tyre. Për të zbatuar këto aspekte, institucionet financiare në të gjithë botën zbatojnë parimin Njihni Klientin Tuaj dhe ne nuk jemi përjashtim. 

Duke vepruar sipas këtij parimi, ne rregullisht u kërkojmë klientëve tanë të sigurojnë informacion në lidhje me aktivitetin e tyre financiar dhe përditesojnë vazhdimisht të dhënat e tyre personale.  Ky proçes nuk ka lidhje me ndonjë dyshim për aktivitet kriminal dhe zbatohet për të gjithë klientët tanë pa ndonjë përjashtim.  Mbledhja e informacionit parandalon mashtruesit financiarë dhe hajdutët e identitetit, dhe ndihmon në sigurimin e fondeve dhe interesave tuaja. 

#
#
Është e rëndësishme të kuptoni se çdo pyetësor plotësohet individualisht dhe përgjigjet ndryshojnë në varësi të fushës së aktivitetit tuaj, nivelit të të ardhurave, etj.. 

1. Burimi i të ardhurave.

Ju lutemi zgjidhni nga vijnë të ardhurat tuaja. Ju mund të zgjidhni disa përgjigje. Për shembull, nëse të ardhurat tuaja vijnë kryesisht nga paga juaj, por ndonjëherë fitoni para edhe nga aktivitete individuale, ju lutemi zgjidhini të dyja. 

Nëse keni zgjedhur opsionet si aktiviteti individual ose burime të tjera, sigurohuni të specifikoni përgjigjen tuaj – Çfarë aktiviteti individual kryeni? Cilat janë burimet e të ardhurave të tjera? 

2. Qarkullimi mujor i planifikuar.

Ju lutemi selektoni qarkullimin mujor e planifikuar . Për shembull, nëse fitoni rreth 800 EUR dhe nuk keni burime të tjera të ardhurash, selektonideri në 1000 EUR. 

3. Pjesëmarrja në aktivitete politike. 

Ju lutemi paraqisni nëse puna juaj lidhet me politikën – ndoshta punoni për parlamentin, ndonjë parti politike, etj. Ju lutemi zgjidhni po nëse keni punuar në këtë tip pune më pak se një vit më parë.

4. Të afërmit.

Ndoshta të afërmit tuaj punojnë në një mjedis politik? Mbajnë pozicione të rëndësishme në institucionet ndërkombëtare dhe kombëtare? Ju lutemi, zgjidhni "Po" nëse ata kanë mbajtur pozicione të tilla më pak se një vit më parë (p.sh. tetë muaj ose më shumë më parë).

5. Përfituesi final.

Përfituesi final është mbajtësi i llogarisë dhe personi që zotëron paratë në llogari. Ju lutemi informohuni se ju mund të hapni një llogari vetëm për përdorim personal, jo nga persona të tjerë.

Të dhënat personale

Kontaktet, kombësia, vendbanimi, fusha e veprimtarisë, etj. 

Të dhënat financiare 

Burimet e fondeve, përfituesit, shumat e disponueshme dhe qëllimi i tyre.

Pyetje për kompanitë 

Tipi, fushëveprimi, dhe territori i aktivitetit ekonomik, partnerët e biznesit dhe natyra e rrezikut.

Pagesa specifike 

Informacion mbi një transaksion specifik pagese.

  • Gjatë regjistrimit; 
  • Përafërsisht një herë në vit për përditësimin e informacionit;
  • Nëse zbulohet një aktivitet i pazakontë, kryhet një pagesë e madhe, ose në rast të transaksioneve të vogla të përsëritura. Në raste të tilla, ne mund të bëjmë pyetje shtesë në lidhje me qëllimin e transaksionit, burimin e fondeve, etj.

Klientët të cilët nuk arrijnë të paraqesin të dhënat e kërkuara në disa raste mund të mos jenë më në gjendje të përdorin shërbime të caktuara financiare. 

Sa më shpejt që t’i përgjigjeni të gjitha pyetjeve tona dhe të paraqisni dokumentet dhe informacionin e kërkuar, dhe sa më shumë detaje të siguroni, aq më shpejt jetë e mundur të ekzekutojmë transfertën tuaj, të heqim kufizimet nga llogaria juaj, ose thjesht të japim akses të plotë në shërbimet Paysera për ju. 

Ne ruajmë me përgjegjësi informacionet personale të klientëve dhe nuk i përdorim për ndonjë qëllim tjetër që nuk ka lidhje me sigurinë. 

Sidoqoftë, ne bashkëpunojmë me autoritetet e zbatimit të ligjit që kanë të drejtë të aplikojnë në institucionet e shërbimit financiar dhe të kërkojnë informacion në lidhje me aktivitetin financiar të klientit.

KYC (Njihni klientin tuaj) janë të gjitha veprimet që na lejojnë ne dhe institucionet e tjera financiare të njohim klientët tanë dhe të zbulojnë çdo sjellje të pazakontë. 

Pyetësorët.Të gjithë klientët pa asnjë përjashtim duhet të plotësojnë pyetësorët, por kjo nuk do të thotë se dyshohen për ndonjë veprimtari kriminale. 

Informacion. Klientëve mund t'u kërkohet të japin informacione të ndryshme: duke filluar me detajet e kontaktit dhe duke përfunduar me detaje specifike të transaksioneve financiare. Ky informacion mbrohet me kujdes dhe nuk përdoret për qëllime marketingu ose ndonjë qëllim tjetër që nuk lidhet me sigurinë. 

Mbrojtja e fondeve.Një parandalim i tillë kryhet me qëllim që të mbrojtjes së fondeve dhe interesave të klientëve tanë dhe njerëzve të tjerë nga mashtrimet financiare.

Ligji.Të gjitha institucionet financiare rregullohen nga ligjet që rregullojnë proçesin e Njihni Klientin Tuaj. Proçesi i vazhdueshëm Njihni Klientin Tuaj dhe i përditësimit të informacionit është një pjesë thelbësore e ligjit kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. 

#

Ndonjë pyetje tjetër?

Nëse llogaria juaj ishte e kufizuar ose e mbyllur, ose dëshironi të dini se si të shmangni këtë lexoni postimin tonë mbi masat e sigurisë aplikuar nga ne dhe shumë institucione të tjera financiare.

Nëse keni pyetje të mëtejshme, kontaktoni në Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit Paysera.