FAQ rreth kartës së Debitit



Kur mund të porosisë nje kartë debiti?

Karta e debitit Paysera mund të porositet nga persona në moshë 16 vjeç, të regjistruar e identifikuar nga sistemi Paysera. Përpara se të porositni një kartë, sigurohuni që balanca e llogarisë suaj të ketë fonde të mjaftueshme për të mbuluar porosinë e kartës dhe koston e dërgesës. Tarifat e porosisë paguhen në Eur. Nëse keni fonde në valuta të tjera në llogarinë tuaj, shuma e debituar do të konvertohet automatikisht në euro. Nëse një kartë porositet për përdorim biznesi, ju lutem paraqisni emrin e përdoruesit (adresë emaili ose numër telefoni) të personit (përfaqësuesi i kompanisë) i cili do të përdorë kartën. Mund të lëshohen deri në 5 karta debiti për një person.
Shikoni videon "Si të porosisni një kartë Paysera"

Kam porositur një kartë. Si dhe kur do të dorëzohet?

Një kartë mund të dorëzohet në një adresë të caktuar me anë të postës, si dhe me korrier. Nëse sistemi nuk arrin të gjejë automatikisht adresën tuaj të dhënë, sigurohuni që po vendosni në mënyrë të saktë adresën dhe klikoni mbi "Adresa është e saktë". Nëse vini re një gabim pas vendosjes së porosisë ose thjesht dëshironi të ndryshoni adresën e dërgesës, ju lutem kontaktoni Kujdesin ndaj Klientit. Duke porositur një kartë, do të keni mundësinë të shihni kohën e arritjes së dërgesës në llogarinë tuaj. Ju lutem vini re se koha e dërgesës mund të zgjasë më shumë se sa specifikohet në sistem për shkak të vonesave të mundshme në shërbimet e shpërndarjes. Pasi ta merrni kartën, duhet ta aktivizoni brenda 3 muajve nga data e prodhimit.
Shikoni videon "Si të aktivizoni një kartë debiti Paysera?"

Dua të bllokoj përkohësisht ose të anulloj kartën time

Nëse e keni humbur kartën tuaj dhe dëshironi t'a bllokoni përkohësisht, hyni në llogarinë tuaj, shkoni te Llogaritë dhe Kartat > Kartat e Pagesës> zgjidhni kartën > Blloko \ Anullo Përkohësisht > Blloko përkohësisht. Më pas ju do të keni mundësi të zhbllokoni kartën tuaj
Nëse vendosni të bllokoni kartën tuaj përgjithmon, shkoni tek Pagesat > Kartat > zgjidhni kartën > Blloko \ Anullo Përkohësisht > Anullo kartën. Anullimi i kartës është pa pagesë dhe hyn ne fuqi menjëherë.
Shikoni videon "Si të blokoni apo anulloni kartën tuaj Paysera?"

Çfarë duhet të bëj nëse harroj ose bllokoj aksidentalisht kodin PIN të kartës sime?

Fatkeqësisht, nuk mund ta ndryshoni kodin PIN të kartës tuaj. Nëse e keni harruar atë, shkoni te Llogaritë dhe Kartat > Kartat e Pagesës > zgjidhni kartën > Merrni PIN.
Shikoni videon "Si të Merrni Rikujtuesin PIN të Kartës Paysera?'

Në cilën valutë mund të porosis një kartë, të paguaj ose të tërheq para?

Valuta kryesore e kartës së pagesës Paysera është euro, prandaj, të gjitha veprimet kryhen në Eur dhe fondet gjithashtu debiten në Eur. Nëse mbani para dhe kryeni pagesa në valutë jo-euro, fondet automatikisht konvertohen në monedhën kryesore - Eur. Kur tërheqni paratë në euro në një ATM, ju duhet të zgjidhni"Vazhdo pa konvertim" për të shmangur tarifim ekstra për konvertimin e monedhës. Me një kartë pagese Paysera ju mund të arkëtoni dhe të tërhiqni para edhe në monedhë jo euro, megjithatë, ju lutem vini re se do të aplikohen tarifa ekstra për konvertimin e valutës.
Të gjitha tarifat e kartës së pagesës Paysera mund të gjenden këtu

Mund të paguaj përmes ose të lidh një kartë me sisteme të tjera, si PayPal?

Mund ta lidhni kartën tuaj me PayPal ose sisteme të tjera që pranojnë karta VISA.
Shikoni videon "Si të lidhësh Paysera me PayPal?"

Llogaria dhe pagesat



Si mund të hap një llogari personale?

Llogaria Paysera është absolutisht pa pagesë dhe mund të hapet në pak sekonda. Pasi të plotësoni të dhënat tuaja dhe të përfundoni proçesin e identifikimit, ju do të jeni në gjendje të përdorni të gjitha benefitet e Paysera.

Më shumë informacion rreth llogarive personale

Si mund të hap një llogari biznesi?

Një llogari biznesi mund të hapet vetëm nga drejtuesi i një kompanie që ka një llogari personale Paysera dhe ka përfunduar proçedurën e identifikimit. Për të hapur një llogari, kreu i një kompanie duhet të hyj në llogarinë personale, të zgjedhë "Hap një llogari biznesi" dhe të vendosë të dhënat e regjistrimit të kompanisë.

Më shumë informacion rreth hapjes së llogarisë biznesit

Si mund të shtoj fonde në llogari?

Ju mund të shtoni fonde në llogarinë tuaj Paysera nga çdo bankë në botë ose duke arkëtuar në një POS partner të Paysera. Pasi të keni hyrë në llogarinë tuaj Paysera dhe të zgjidhni "Shto fonde", do të keni mundësi të zgjidhni një metodë rimbushjeje dhe të merrni udhëzime të hollësishme për rimbushjen e llogarisë.

Më shumë informatcion rreth rimbushjes së llogarisë

Si mund të transferoj para në banka dhe sisteme të tjera të pagese?

Transfertat nga një llogari Paysera në banka të tjera kryhen ashtu si në banka. Ju duhet të plotësoni të dhënat e përfituesit, të paraqisni numrin e llogarisë dhe qëllimin e pagesës/referencës. Për të transferuar para nga Paysera në sistemet e tjera të pagesave, do të duhet të paraqisni numrin e klientit në sistem ose të dhëna të tjera në varësi të sistemit të pagesave.

Më shumë informacion mbi transfertat

Sa mund të kursej duke përdorur Paysera?

Bankat tregtare dhe institucionet e tjera financiare mbajnë tarifa komisioni disa herë më larta se Paysera. Disa shërbime janë madje falas në Paysera, ndërsa institucionet e tjera financiare mbajnë para për to.

Shikoni krahasimin me sistemet e tjera

Ku mund të paguaj me aplikacionin celular?

Ju mund të përdorni aplikacionin celular për të paguar në POS të ndryshme, nga stacionet e benzinës deri në restorante. Pagesa kryhet duke skanuar një kod QR ose duke hyrë dhe konfirmuar blerjen.

Harta me vendet e pagesave

Si mund të instaloj Paysera Checkout në e-dyqanin tim?

Ju mund të integroni shpejt dhe me lehtësi koleksionin e pagesave Paysera në e-dyqanin tuaj, duke përdorur shtojca të gatshme. Paysera ka krijuar shtojca për mbi 18 sisteme të njohura të menaxhimit të përmbajtjes, të tilla si Wordpress, Joomla, Impresspages, etj.

Më shumë informacion mbi çështjet teknike

Nuk mund të gjeni përgjigje për pyetjen tuaj?

Më shumë informacion në lidhje me shërbimet Paysera mund të gjenden këtu.

Siguri e nivelit më të lartë



Siguria është përparësia më e lartë për Paysera. Ne gjithmonë përpiqemi të përdorim softuerin, teknologjitë dhe sistemet e monitorimit që plotësojnë standardet më të larta, duke siguruar kështu mbrojtjen e parave, të dhënave dhe transfertave tuaja - 24/7.