Si të përdorim shërbimet e Paysera në mënyrë të sigurtë?

Shërbimet Paysera ofrohen në një sistem modern, të përshtatshëm dhe të sigurt. Çdo klient ka një llogari personale të cilën mund t'a aksesojnë nga çdo vend i botës si përmes versionit desktop Paysera, ashtu edhe me aplikacionit celular. 

Sistemi Paysera është plotësisht i sigurtë, megjithatë siguria e llogarisë dhe e të dhënave gjithashtu varet nga veprimet e kryera në internet. Rekomandimet më poshtë do të ndihmojnë për të siguruar veprimet tuaja të kryera në llogarinë Paysera dhe në përgjithësi në Internet. 

Llogaria

Ju mund të hyni në sistemin Paysera përmes aplikacionit celular (duke vendosur një fjalëkalim, ose duke hyrë me gjurmë gishti) ,ose përmes versionit në desktop.

Hyni përmes desktop duke marrë hapat e mëposhtëm: 

1. Shkoni në https://www.paysera.lt, klikoni Hyni dhe ju do të ridrejtoheni tek https://bank.paysera.com/lt/login.

2. Zgjidhni metodën e identifikimit - adresën e email, ose numrin e telefonit. Vendosni të dhënat e zgjedhura.  

3. Zgjidhni metodën e hyrjes në llogari: 

  • përmes aplikacionit celular. Kur e përdorni për të hyrë, do të duhet të konfirmoni kodin e kontrollit në aplikacion (ai duhet të përputhet me kodin e shfaqur në dritaren e shfletuesit). Të dhënat biometrike - shenjat e gishtave - rekomandohen të përdoren për identifikim në mënyrë që të ketë siguri më të lartë. 
  • duke vendosur një fjalëkalim. Pasi t'a keni vendosur, ju do të aksesoni llogarinë tuaj dhe do të shihni informacionin e llogarisë tuaj, por nuk do të keni mundësi të kryeni asnjë funksion. Për të administruar plotësisht llogarinë tuaj, ju duhet të konfirmoni hyrjen: në menu në të majtë, klikoni "Konfirmimi i hyrjes" dhe zgjidhni metodën - përmes aplikacionit celular, SMS, ose nënshkrimit celular (nënshkrimi celular është i vlefshëm vetëm në Lituani).  
#
#

Ju lutemi vini re disa rregulla shumë të rëndësishme sigurie, kur hyni në llogari përmes versionit desktop:

  • hapni një dritare të re të shfletuesit dhe shkruani adresën https: //www.paysera.x (vetëm fushat e mëposhtme mund të vendosen në vend të x; lt, com, lv, bg, ee, pl, es, de, ro, al). Në këndin e sipërm të djathtë kliko Hyrje dhe ju do të ridrejtoheni tek https://bank.paysera.com/lt/login. Sigurohuni që lidhja është e koduar (bllokimi është i dukshëm dhe adresa fillon me “https”, ju lutemi sigurohuni që shkronja "s" është vendosur në fund - në disa raste është e dukshme vetëm, nëse klikoni shiritin e adresës) dhe për një lidhje të sigurt një certifikatë elektronike lëshohet vetëm për kompaninë Paysera siç paraqitet në foto.

Sistemi Paysera nuk është i arritshëm në faqe web të tjera, madje edhe shumë të ngjashme, p.sh .: www.payssera.com, bank.paysera.anotherdomain.com, paysera.myf1ntech.com/paysera/login, etj.

Nëse në këto lloj adresash arrini në një faqe web e cila është shumë e ngjashme me faqen web zyrtare të Paysera, ka shumë mundësi të jeni në një kurth të paligjshëm. Në këtë rast, mos shkruani asnjë të dhënë dhe njoftoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit menjëherë. 

  • gjithmonë dilni nga llogaria juaj. Shmangni hyrjet në llogarinë tuaj Paysera në kompjutera publik, ose nga pajisjet e personave të tjerë, sepse ato mund të përmbajnë fjalëkalime të vjedhura nga malware, ose të dhëna të tjera.
  • ne ju rekomandojmë të kontrolloni adresat e IP prej të cilave keni aksesuar në llogarinë juaj, të paktën një herë në muaj. Ju mund ta bëni këtë duke klikuar Parametrat > Parametrat e profilit> Historiku i hyrjeve. Nëse keni dyshim, kontrolloni nëse ka patur transaksione, ose hyrje nga një IP tjetër. Sistemi lejon klientin të vendosë adresa IP në llogarinë e tyre prej të cilave hyrja në llogarinë e klientit do të jetë e vlefshme: Parametrat > Parametrat e profilit > Masat të tjera të sigurisë. Nëse keni një dyshim, ju lutemi kontaktoni menjëherë Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit.
  • mos i transferoni askujt kredencialet e hyrjes në llogari. Nëse dikush ju ka ofruar të hapni një llogari Paysera në emër të tyre, ose të personave të tjerë, ose të kryeni veprime financiare, kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit dhe do të këshilloheni për hapat e ardhshëm.
  • nëse ndryshoni detajet tuaja personale dhe të kontaktit, përditësojini menjëherë. Në rast të incidenteve të sigurisë, ose për t'ju ofruar informacione të rëndësishme, punonjësit e Paysera mund të kenë nevojë t'ju kontaktojnë menjëherë dhe/ose për t'ju identifikuar saktë. 
  • personat e regjistruar rishtazi në sistemin Paysera duhet t'i kushtojnë vëmendje formularit të regjistrimit. Fotografia në të djathtë përshkruan se si shfaqet në sistemin Paysera.
#

Fjalëkalimi i llogarisë

Fjalëkalimi i llogarisë duhet të jetë unik dhe të përbëhet nga të paktën 8 karaktere, shkronja të mëdha dhe të vogla, numra dhe karaktere të veçanta. 

Ju lutemi mos përdorni informacionin tuaj personal, ose informacionin rreth pjestarëve të familjes tuaj në fjalëkalim, për shembull, datën e lindjes, emrat, mbiemrat e anëtarëve të familjes, ose miqve tuaj, emrat e kafshëve shtëpiake, numrat dhe shkronja që mund të merren me mend.

Ju lutemi provoni të mësoni mbani mend fjalëkalimin dhe mos e mbani në fletoren tuaj, në telefonin tuaj, ose diku tjetër. Ne sugjerojmë të përdorni aplikacione për ruajtjen e fjalëkalimit dhe të ruani fjalëkalimin tuaj të koduar. 

Mos përdorni të njëjtin fjalëkalim në sistemet e tjera, sepse mund të përdoret gjithashtu për të hyrë në llogarinë tuaj Paysera. Nëse dyshoni se persona të tjerë e njohin fjalëkalimin tuaj, ndryshojeni atë menjëherë dhe kontrolloni nëse ka pasur ndonjë hyrje të paautorizuar në llogari dhe nëse ka pasur transaksione pagese, ose tentativa të tilla.

Ne ju rekomandojmë të ndryshoni fjalëkalimin të paktën çdo 3-6 muaj.

#

Pajisjet Smart

Përdorni vetëm ato pajisjet smart që janë blerë sipas ligjit dhe janë importuar zyrtarisht në vend, sistemi operativ i softuare i cili nuk është modifikuar (hackuar), ose mbi të cilin nuk janë instaluar aplikime nga burime të tjera përveç Google Play dhe Apple Store. 

Kur një pajisje smart nuk është në përdorim, ajo duhet të jetë e kyçur me një kod, fjalëkalim, ose mjet tjetër. Kodi i kyçjes i pajisjes dhe aplikacioni Paysera nuk duhet të përputhen me pjesë të numrit të telefonit tuaj, targave të makinave, datave të lindjes, ose numrat e tjerë të rëndësishëm për ju - të gjitha kodet duhet të jenë unik, ose me gjurmën e gishtit, ose një teknologji tjetër smart e përdorur.

Programi i parainstaluar dhe softuare tjetër i aplikimit duhet të azhornohen menjëherë, pasi njoftohen për lëshimin e azhornimeve nga prodhuesi i softuerit. Përditësimet e prodhuesit kanë për qëllim jo vetëm për të eleminuar keqfunksionimet,  por edhe për të rregulluar hapsirat në siguri dhe kjo është një nga garancitë e sigurisë së operacioneve të kryera me pajisjen tuaj.

Në të gjitha pajisjet që përdorni për t'u lidhur me llogarinë Paysera, instaloni një program anti-virus. Ne gjithashtu rekomandojmë instalimin e një mbrojtësi si - firewall veçanërisht në kompjuter, pasi do të parandalonte hyrjet në kompjuter nga Interneti.

#

Veprime të tjera online

Kini kujdes kur siguroni të dhënat tuaja personale në internet, kujdesuni që t'i siguroni në një faqe web të besueshme.

Para blerjes online, kontrolloni reputacionin e dyqaneve në forume blerësish dhe vlerësimet në faqet web. Një emër (domain) i regjistruar rishtazi, mungesa e emrit të vërtetë të kompanisë dhe numrit të regjistrimit dhe informacioni i kontaktit mund të tregojnë besueshmëri të ulët të dyqanit. Ju lutemi vini re edhe adresën e faqes web - nëse fillon ndryshe prej https:// karaktere dhe nëse gërma"s" është e pranishme.

Kur bëni blerje online, sugjerohet shpesh pagesa me kartë dhe kërkohen të dhënat e saj. Blini aty ku ka logo që konfirmojnë sigurinë e pagesës janë të vlefshme.3D Secure, Verifikuar nga VISA dhe MasterCard SecureCode. 

Mos klikoni në linqe web të panjohura, ose të maskuara, p.sh., lidhje të shkurtuara që nuk zbulojnë burimin e vërtetë, shfaqen në rrjetet sociale, ose dërgohen me SMS, ose email. Mos hapni dokumente të panjohura, mos instaloni softuer nga burime të panjohura, mos vizitoni faqe web të pasigurta. 

#
#

Siguri e certifikuar

Siguria e sistemit Paysera konfirmohet nga standardi ndërkombëtar i teknologjive të sigurisë dhe proceseve PCI DSS (Standardi i Sigurisë së të Dhënave të Industrisë së Kartave të Pagesave). Ky standard i sigurisë rregullon kërkesat për kompanitë që pranojnë pagesa me karta dhe përpunojnë të dhënat e klientit. Standardi më i lartë i nivelit 1 i parashikuar për kryerjen e sigurtë të mbi 6 milion transaksioneve me karta në vit është instaluar në sistemin Paysera.

#

Në rast të ndonjë situate të dyshimtë: një mesazhi të dyshimtë në emër të Paysera, operacione të dyshimta, humbje të të dhënave hyrëse, ose hyrje të të dhënave në një faqe web të rreme, etj., ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit Paysera menjëherë. Gjithmonë do t'ju ndihmojmë me një zgjidhje!