Pdf
Kthehu te lista

Informacioni është përditësuar:08/02/2017

Kushtet e ekzekutimit të transfereve ndërkombëtare të pagesave

1. Përkufizimet

1.1. Transfertat e pagesave ndërkombëtare - një transfertë e fondeve monetare të inicuar nga Paguesi në llogarinë e Përfituesit të paraqitur nga Paguesi dhe të hapura në një institucion të ofruesit të shërbimeve të pagesave në çdo vend tjetër përveç Republikës së Lituanisë ose transfertën e fondeve monetare në një valutë të ndryshme nga euro në një llogari të hapur në një institucion të një ofruesi tjetër të shërbimeve të pagesave në Republikën e Lituanisë.

1.2. Urdhër pagesa Ndërkombëtare - një urdhër Pagese i paraqitur nga Paguesi për ekzekutimin e transfertave Ndërkombëtare të pagesave.

1.3. Urdhëri i pagesës Europian - një urdhër Pagese që përputhet me të gjitha kushtet e mëposhtme:

1.3.1. valuta e pagesës është euro (EUR);

1.3.2. fondet janë transferuar tek Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit në një Vend Anëtar ose në Zvicër;

1.3.3. kodi SWIFT (BIC) ndërkombëtar i Ofruesit të shërbimeve të pagesave të Përfituesit paraqitet;

11.3.4. Numri i llogarisë së Përfituesit paraqitet sipas standardeve ndërkombëtare të numrave të llogarive bankare (IBAN);

1.3.5. Paguesi dhe Përfituesi paguajnë pjesën e tyre të tarifave të ngarkuara nga Paysera dhe Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit, pra Paguesi paguan për tarifat e Paysera-s, të cilat debitohen nga Llogaria, ndërsa Përfituesi paguan për tarifat e institucionit të Ofruesit të shërbimeve të pagesave të Përfituesit;

1.3.6. transferta është standard (jo-urgjente) ose urgjente.

1.4. Kushtet - kushtet aktuale të ekzekutimit të transfertës ndërkombëtar të pagesave.

1.5. Llogaria - llogaria Paysera e Paguesit e treguar në transfertën e Pagesës.

1.6. Marrëveshja e përgjithshme - Marrëveshje Shërbimi të Pagesave të Përgjithshme e lidhur ndërmjet Paguesit dhe Paysera, kushtet e të cilave zbatohen ndaj Paguesit dhe sipas të cilave Paysera ka hapur Llogarinë për Paguesin.

1.7. Banka ndërmjetësuese - një institucion që nuk është as Paysera, as Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit, por që merr pjesë në ekzekutimin e urdhër Pagesës.

1.8. Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit - ofruesi i shërbimeve të pagesave i paraqitur në Urdhër Pagesë, në institucionin ku Përfituesi ka llogarinë do të transferohen fondet e Paguesit.

1.9. Ditë pune - një ditë në të cilën Paysera, banka Ndërmjetësuese dhe Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit kryejnë veprime të pagesave nën transfertat ndërkombëtare të parave. Ju lutem vini re se ditët e punës së Paysera, bankës Ndërmjetësuese dhe Ofruesit të shërbimeve të pagesave të Përfituesit mund të ndryshojnë.

1.10. Shtet anëtar - një vend që është anëtar i Bashkimit Europian ose Zonës Ekonomike Evropiane (EEA).

1.11. Shteti i huaj - një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Europian ose Zonës Ekonomike Evropiane (EEA).

1.12. Anullimi - urdhëri i Paguesit për të anulluar Urdhër Pagesën dhe kthimin e fondeve të transferuara në Llogarinë e Paguesit.

1.13. Specifikimi - një urdhër i Paguesit për t'u specifikuar ose ndryshuar të dhëna të urdhër Pagesës.

1.14. Çmimet - çmimet për shërbimet dhe veprimet Paysera konfirmohen sipas proçedurës së përcaktuar nga Paysera.

Kur përdoret shërbimi i paraqitur në Kushtet aktuale, Paguesi njihet me të gjitha termat dhe kushtet e Marrëveshjes së Përgjithshme dhe përveç kësaj me termat dhe kushtet e parashtruara në këtë Aneks. Termat në këtë Aneks përdoren në kuptimin e përcaktuar në Marrëveshjen e Përgjithshme nëse ky Aneks nuk i përcakton ndryshe.

2. Dispozitat e përgjithshme

2.1. Kur të dorëzoni urdhërin e Pagesës, Paguesi merr përsipër përgjegjësinë për korrektësinë dhe plotësimin e kushteve të urdhër Pagesës të dorëzuar në Paysera dhe pranon Kushtet aktuale.

2.2. Paysera ekzekuton urdhrin e Pagesës të paraqitur nga Paguesi sipas Kushteve aktuale, Marrëveshjes së Përgjithshme dhe legjislacionit të Republikës së Lituanisë.

2.3. Urdhër Pagesa, Anullimi ose Specifikimi i saj duhet të dorëzohet te Paysera me shkrim (përmes email ose një mënyre tjetër të pranueshme për Paysera).

3. Kushtet dhe Proçedura të Zbatimit të Urdhër Pagesës

3.1. Nëse Paguesi është Përdorues dhe transferta kryhet në një valutë të një vendi Anëtar në një llogari në një vendi Anëtar, Paysera ekzekuton këtë Urdhër Pagesë, pra fondet transferohen tek Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit brenda afateve të paraqitura tek Çmimet.

3.2. Nëse Paguesi nuk është Përdorues ose transferta kryhet në një valutë të një shteti Anëtar në një llogari në një shtet të Huaj ose në një valutë të një shteti të Huaj, Paysera transferon këtë urdhër Pagese në bankën ndërmjetësuese sipas afateve të shfaqura tek Çmimet. Banka ndërmjetësuese ekzekuton këtë urdhër Pagesë duke transferuar fonde tek Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit ose një banke tjetër ndërmjetësuese sipas rregullave të punës së brendshme të bankës ndërmjetësuese dhe brenda afateve të përcaktuara në aktet ligjore detyruese.

3.3. Paysera debiton shumën e paraqitur në Urdhër Pagesë nga Llogaria e Paguesit kur transferon Urdhër Pagesën për ekzekutim dhe dërgon fonde në bankën ndërmjetësuese ose te Ofruesi i shërbimeve të Pagesave të Përfituesit.

3.4. Paysera nuk merr përsipër përgjegjësinë nëse urdhër Pagesa nuk ekzekutohet për shkak të kërkesave të gabuara ose të paplota të urdhër Pagesës. Paysera gjithashtu nuk mban përgjegjësi për gabimet e kryera nga Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit dhe/ose kreditimi i vonuar i fondeve në llogarinë e Përfituesit nga Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit ose kur Paguesi në Urdhër Pagesë nuk tregon të gjitha të dhënat e kërkuara nga Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit, të cilat janë të nevojshme për të kredituar fondet në llogarinë e Përfituesit.

3.5. Nëse Paguesi është Përdorues dhe transferta kryhet në një valutë të një vendi Anëtar në një llogari në një vendi Anëtar, Paysera mban përgjegjësinë kundër Paguesit për transferimin e fondeve tek Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit brenda afateve të paraqitura te Çmimet, por nuk mban përgjegjësinë për gabimet e Ofruesit të shërbimeve të pagesave të Përfituesit dhe rregulloreve të tij të punës të zbatuara për ekzekutimin e urdhër Pagesës. Në raste të tjera, pra kur Paguesi nuk është Përdorues ose transferta kryhet në një valutë të një vendi Anëtar në një llogari në një vend të Huaj ose në një valutë të një vendi të Huaj, Paysera nuk mban përgjegjësinë për gabimet e kryera nga banka Ndërmjetësuese dhe Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit, rregullat e tyre të punës të zbatuara për ekzekutimin e Transfertës së Pagesave dhe merr përsipër përgjegjësinë për mosekzekutimin ose ekzekutimin e papërshtatshëm të këtij urdhri Pagese kundër Paguesit vetëm nëse ka ndodhur për shkak të gabimeve të Paysera-s.

3.6. Paysera nuk mban përgjegjësinë për çdo humbje të Paguesit, të cilat kanë ndodhur për shkak të ndryshimit në kursin e këmbimit valutor gjatë ekzekutimit të transfertës së Pagesave.

4. Anullimi dhe Specifikimi i Urdhër Pagesës

4.1. Paguesi mund të dorëzojë Anullimin në Paysera, dhe shuma e parave në Urdhër pagesë sëbashku me tarifat do të kthehen nën Anullimin te Llogaria vetëm nëse Paysera nuk ka dërguar Urdhër pagesën tek Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit ose tek banka Ndërmjetësuese. Në raste të tjera, me kërkesë të Paguesit, Paysera mund të kontaktojë me bankën Ndërmjetësuese ose me Ofruesin e shërbimeve të pagesave të Përfituesit lidhur me mundësinë e anullimit të Urdhër Pagesës, por Paysera nuk garanton që Anullimi do të ekzekutohet. Në raste të tilla mund të aplikohen pagesa shtesë nga banka Ndërmjetësuese dhe/ose Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit. Urdhër Pagesa mund të anullohet vetëm në rast të një marrëveshje midis Paguesit dhe Paysera.

4.2. Paguesi mund të dorëzojë te Specifikimet e Paysera të dhënat e paraqitura në urdhër Pagesë, me përjashtim të ndryshimeve në shumë, valutë dhe llogarinë e paraqitur në urdhër Pagesë, pasi të dhënat e tilla nuk mund të ndryshohen. Paysera specifikon urdhër Pagesën sipas informacioneve të shënuara në Specifikimet vetëm nëse Paysera ende nuk ka dërguar një mesazh për urdhër Pagesën tek Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit ose të bankës Ndërmjetësuese përpara dorëzimit të Specifikimeve. Nëse fondet tashmë janë debituar nga llogaria korresponduese e Paysera dhe/ose një mesazh për urdhër Pagesën tashmë i është dërguar Ofruesit të shërbimeve të pagesave të Përfituesit ose të Bankës Ndërmjetësuese, Paysera informon Ofruesin e Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit ose Bankën Ndërmjetësuese përkatësisht për Specifikimet, por nuk merr përsipër përgjegjësinë për ekzekutimin e Specifikimeve, pra në këtë rast ekzekutimi i Specifikimeve varet nga kërkesat e Ofruesit të Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit ose të Bankës Ndërmjetësuese dhe marrëveshjes së Përfituesit.

4.3. Në rastin e urdhër pagesës Europiane, Specifikimet nuk mund të dorëzohet. Nëse Paguesi dorëzon Specifikime të tilla, Paysera nuk do t'a pranojë dhe/ose ekzekutojë atë.

5. Tarifat

5.1. Për ekzekutimin, Anullimin dhe Specifikimin e urdhër Pagesës dhe gjithashtu për shërbimet e tjera të ofruara dhe veprimet e tjera të ekzekutuara nga Paysera, Paguesi paguan tarifat e vendosura tek Çmime dhe të vlefshme në momentin e sigurimit të shërbimit Paysera ose në kryerjen e veprimit. Pagesat paguhen sipas proçedurës dhe brenda afateve të vendosura në Marrëveshjen e Përgjithshme duke i debituar nga Llogaria. Paguesi i lejon Paysera të drejtën për të debituar tarifat e paraqitura në këtë klauzolë edhe nga Llogaritë e tjera të Paguesit sipas proçedurës së vendosur në Marrëveshjen e Përgjithshme pa një kërkesë të veçantë nga Paguesi.

5.2. Sipas opsioneve të treguara në Çmimet dhe sipas proçedurës së përcaktuar në klauzolën 6.3 të këtyre Kushteve, Paguesi ka të drejtë të paraqesë se kush duhet të paguajë tarifat e aplikuara nga Paysera, banka Ndërmjetësuese dhe Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit për Ekzekutimin e urdhër Pagesës: pjesërisht Paguesi dhe Përfituesi ose vetëm Paguesi.

5.3. Nëse Paguesi paguan tarifat e ngarkuara nga banka Ndërmjetësuese dhe nga Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit, por shuma e parave të paguara nga Paguesi për ekzekutimin e urdhër Pagesës nuk mbulon të gjitha tarifat e bankës Ndërmjetësuese dhe të Ofruesit të shërbimeve të pagesave të Përfituesit në lidhje me ekzekutimin e Urdhërpagesës, Paguesi i jep Paysera të drejtën për të debituar diferencën midis tarifave të ngarkuara nga banka Ndërmjetësuese dhe Ofruesit të Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit dhe tarifës së paguar te Paysera nga Llogaria dhe/ose një tjetër llogari e Paguesit e hapur nga Paysera sipas proçedurës së përcaktuar në Marrëveshjen e Përgjithshme të lidhur me Paysera, pa një urdhër të veçantë të Paguesit.

5.4. Nëse Urdhërpagesa kthehet për shkaqe përtej kontrollit të Paysera-s (p.sh. për shkak të gabimeve të bankës Ndërmjetësuese të përzgjedhur nga Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit ose Përfituesit, ose ndonjë banke tjetër Ndërmjetësuese ose për shkak të pasaktësive ose të mungesave në Urdhërpagesë dhe në raste të ngjashme), shuma e parave të paraqitura në Urdhërpagesë kthehet në Llogari, ndërsa tarifat e paguara nga Paguesi nuk kthehen dhe/ose nuk paguhet gjoba për vonesën e ekzekutimit të Urdhërpagesës dhe të gjitha shpenzimet që lidhen me kthimin e fondeve debitohen nga Llogaria.

6. Plotësimi i Urdhërpagesës

6.1. Urdhërpagesa do të plotësohet sipas udhëzimeve të dhëna në Sistem.

6.2. Kodi i valutës tregohet duke zgjedhur një standard të përdorur në Sistem.

6.3. Fusha "Tarifat e tipit të pagesës ":

6.3.1. nëse Paguesi zgjedh për të ndarë tarifat (SHA), Paguesi paguan tarifat e dhëna nga Paysera, të cilat debitohen nga Llogaria, ndërsa Përfituesi paguan tarifat e ngarkuara nga Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit, të cilat mund të debitohen nga shuma e transferuar tek Përfituesi. Nëse transferta kryhet në një valutë të një vendi Anëtarë në një llogari në një shtet të Huaj ose në një valutë të një Shteti të Huaj, Përfituesi gjithashtu do të paguajë tarifat e Bankës Ndërmjetësuese të cilat mund të zbriten nga shuma e transferuar te Përfituesi. Opsioni i tanishëm i pagesës është i detyrueshëm kur transferta kryhet në një valutë të një vendi Anëtar në një llogari në një vend Anëtar;

6.3.2. nëse Paguesi zgjedh të paguajë të gjitha tarifat (OUR), Paguesi paguan tarifat e ngarkuara nga Paysera, Banka Ndërmjetësuese dhe Ofruesi i shërbimeve të Pagesave të Përfituesit, të cilat debitohen në Llogari. Paysera nuk merr përsipër përgjegjësinë nëse Banka Ndërmjetësuese dhe/ose Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit nuk pajtohen me udhëzimet e Pagesës ose për shkak të disa arsyeve të tjera përtej kontrollit të Paysera, Përfituesi nuk merr shumën e plotë të shfaqur në Urdhërpagesë në llogarinë e tij/saj. Opsioni aktual i pagesës duhet të zgjidhet vetëm nëse transferta kryhet në një valutë të një vendi Anëtar në një llogari në një vend të Huaj ose në një valutë të një vendi të Huaj;

6.3.3. nëse Paguesi nuk zgjedh asnjë nga opsionet, konsiderohet se tarifat e Paysera-s, Bankës Ndërmjetësuese dhe Ofruesit të shërbimit të Pagesave të Përfituesit janë të ndara midis Paguesit dhe Përfituesit (SHA).

6.4. Në fushën "Lloji i pagesës", Paguesi paraqet llojin e pagesës sipas opsioneve të shfaqura te Çmimet, duke zgjedhur një nga këto: "Standard", "Urgjent" ose "Shumë urgjente". Nëse asnjë prej opsioneve nuk zgjidhet, konsiderohet se lloji i pagesës është "Standard".

6.5. Në fushën "Qëllimi" Paguesi tregon qëllimin e Urdhërpagesës dhe informacione të tjera plotësuese lidhur me Urdhërpagesën.

6.5.1. Nëse udhëzimet e dhëna në Sistem në një rast specifik (p.sh. në rast të rimbushjes së llogarisë) kërkojnë të paraqiten të dhëna specifike, Paguesi duhet të përmbushë udhëzimet dhe të paraqesë të dhënat specifike sipas udhëzimit (p.sh. numrin e Llogarisë Paysera). Në të kundërt, Paysera nuk merr përgjegjësinë për ekzekutimin e Urdhërpagesës.

6.5.2. Kur paraqitet një Urdhërpagesë për ekzekutimin e transfertës të Pagesave në një llogari në Federatën Ruse, Paguesi duhet të paraqesë kodin e operimit të valutës (VO) (5 shifra), i cili do të zgjidhet sipas qëllimit të pagesës nga tabela e kodeve: " VO kodet".

6.6. Paguesi rekomandohet të plotësojë fushën "Korrespondenti i Bankës së Përfituesit" nëse transferta kryhet në vendin e përfituesit (përveç Republikës së Lituanisë) në një valutë e cila nuk është një valutë kombëtare e vendit të Përfituesit (p.sh. kur ekzekutoni një transfertë në dollarë amerikan për Federatën Ruse).

6.7. Urdhëragesa do të dorëzohet nga Paguesi ose personat e autorizuar e autorizuar posaçërisht nga Paguesi.

6.8. Nëse transferta kryhet në një llogari në një vend Anëtar ose Zvicër, Paguesi gjithmonë rekomandohet të paraqesë numrin e llogarisë së Përfituesit sipas standardit IBAN dhe kodit ndërkombëtar të Ofruesve të shërbimeve të pagesave të Përfituesit SWIFT (BIC) .

6.9. Paguesi konfirmon se ai/ajo është i vetëdijshëm se nëse fondet transferohen në një llogari në një vend Anëtar ose në Zvicër dhe kodin BIC (SWIFT) të Ofruesit të shërbimeve të pagesave të Përfituesit ose numrin e llogarisë së Përfituesit që sipas standartit të IBAN nuk është shënuar në Urdhërpagesë, Paysera, sipas gjykimit të saj, mund të refuzojë të ekzekutojë një Urdhërpagesë të tillë ose t'a ekzekutojë atë, por në këtë rast lejohet që Banka Ndërmjetësuese dhe/ose Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Pranuesit të ngarkojë një pagesë me tarifë më të lartë. Në këtë rast, Paguesi i jep Paysera të drejtën për të debituar tarifën më të lartë (tarifë plotësuese) të ngarkuar nga Banka Ndërmjetësuese dhe/ose Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit nga Llogaritë e Paguesit sipas proçedurës së përcaktuar në Marrëveshjen e Përgjithshme të miratuar midis Paguesit dhe Paysera, pa një urdhër të veçantë nga Paguesi