Informacion për përpunimin e të dhënave personale



Kontrolluesi i të dhënave personale është "Paysera Albania", degët e saj dhe zyrat përfaqësuese, kompanitë e grupit Paysera, në përputhje me vendin e banimit të personit (klientit), gjithashtu edhe persona të tjerë juridikë, të përfshirë nga "Paysera Albania", në sigurimin e shërbimeve dhe të autorizuar për të vepruar në emër të "Paysera Albania". Detajet e kontaktit të Paysera janë publikuar këtu. Detajet e kontaktit të zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave të autorizuara nga Paysera: [email protected].

Qëllimi i përpunimit të të dhënave: ofrimi i shërbimeve.
Baza juridike për përpunimin e të dhënave: një detyrim ligjor (Ligji për Pagesat e Republikës së Shqipërisë, Ligji për parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të Republikës së Shqipërisë).
Kategoritë e të dhënave personale të përpunuara: informacioni, i transmetuar së bashku me pagesën, pra të dhënat e identifikimit (emër, mbiemër, numri i identifikimit personal (nëse transmetohet së bashku me pagesën), të dhënat financiare (numri i llogarisë rrjedhëse, shuma e transaksionit) dhe të dhënat e komunikimit (adresa e emailit, gjuha e komunikimit).
Përfituesit e të dhënave: përfituesit e pagesave, duke marrë informacionin në pasqyrat e pagesave së bashku me fondet e transaksionit.
Periudha e përpunimit të të dhënave: 8 (tetë) vjet pas përfundimit të marrëdhënies së biznesit me klientin. Afati i mbajtjes mund të zgjatet për një periudhë jo më të madhe se 2 (dy) vjet, nërast se ka një kërkesë të arsyeshme nga një autoriteti kompetent. Kjo periudhë e mbajtjes së të dhënave kërkohet sipas Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin të Terrorizmit të Republikës së Shqipërisë.
Të drejtat e subjektit të të dhënave:
  • e drejta për të kërkuar kontrolluesin e të dhënave për të siguruar qasje në të dhënat personale të subjektit të të dhënave, për të korrigjuar ose fshirë të dhënat personale, ose për të kufizuar përpunimin e të dhënave personale;
  • e drejta për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave personale. Duhet të theksohet se e drejta për të kërkuar fshirjen e menjëhershme të të dhënave tuaja personale mund të jetë e kufizuar, ose jo e mundur për shkak të detyrimit të Paysera për të ruajtur të dhëna rreth klientëve të saj për periudhën e parashikuar në legjislacion;
  • t'i drejtohet organit mbikëqyrës me një kërkesë;
  • e drejta e mbartjes së të dhënave;
  • të drejta të tjera të përcaktuara me ligj.