Tarifat e Kreditimit të Parave

Nuk ka asnjë tarifë për rimbushjen e llogarisë suaj Paysera përveç rasteve, kur pagesa hyrëse kryhet përmes sistemit TARGET2. Në këtë rast aplikohet një tarifë kreditimi: për vlera deri në 9,999,99 EUR, tarifa është 3,00 EUR, për 10,000 EUR, ose më shumë, tarifa është 4,00 EUR.

Përveç kësaj, ndonjëherë banka e dërguesit ngarkon një tarifë shtesë për transfertën. Në varësi të disa faktorëve siç është vendi, monedha dhe banka e dërguesit, ju mund t'a shihni atë duke gjeneruar udhëzimet e transfertës.

Për të mësuar se cila tarifë do të aplikohet, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj Paysera dhe në menu-në e majtë zgjidhni Shtoni fonde (1). Në dritaren e re zgjidhni shtetin (2) dhe monedhën (3) e transfertës dhe klikoni mbi Përditëso udhëzimet (4).

#

Sistemi do t'ju shfaqë një listë të bankave prej të cilave mund të rimbushni llogarinë tuaj Paysera. Pasi të përzgjidhni një bankë (1) dhe të vendosni vlerën e transfertës në fushën e përcaktuar, sistemi do të shfaqë tarifën e komisionit (2 ) për kreditimin e parave.

#