Karta e pagesës Visa
Karta e pagesës Visa është një mënyrë e përshtatshme dhe e besueshme për të patur gjithmonë para në dorë.
Ju mund të porosisni një kartë, të zgjidhni ngjyrën e saj dhe të administroni llogaritë tuaja në aplikacionin celular Paysera. Nëse përdorni kartën tuaj kur bëni blerje online, aplikacioni mund t'ju ndihmojë të siguroni detajet e kartës duke kërkuar konfirmimin e porosisë.
Karta Visa gjithashtu mund të shtohet në platforma si Apple Pay ose Google Pay.
Personale
Një kartë pagesash personale e shkëlqyer për shpenzimet ditore. Zgjidhni prej ngjyrave blu të kombinuara ose solidarizohuni dhe zgjidhni "Flamurin e Ukrainës" .
Biznesi
Një kartë për të gjitha nevojat e biznesit tuaj. Në një ngjyrë te zezë të errët për t'a dalluar lehtësisht nga karta e tjera VISA.
Nga t'ja nis?
Më shumë rreth kartës Visa
Video informuese dhe pyetjet më të shpeshta lidhur me kartën e pagesës Visa.
Kush mund të porosisë kartën?
Të gjithë klientët Paysera që kanë përfunduar procesin e identifikimit dhe kanë mbushur moshën 16 vjeç mund të porosisin një kartë Visa.
Të gjithë klientët Paysera mund të porosisin kartë, por ato mund të dërgohen vetëm në vendet e Zonës Ekonomike Europiane.
Si të porosisni një kartë?
1. Hyni (ose regjistrohuni) përmes aplikacionit celular Paysera.
2. Shkoni tek Karta.
3. Prekni +.
4. Vendosni të dhënat e kërkuara dhe konfirmoni porosinë.
Para se të porosisni një kartë, sigurohuni që keni fonde të mjaftueshme për të paguar porosinë dhe dorëzimin e kartës në llogarinë kryesore Paysera. Nuk keni fonde të mjaftueshme? Rimbushni llogarinë tuaj.
Një person mund të porosisë deri në 5 karta. Të gjitha kartat do të lidhen me të njëjtën llogari karte. Nëse karta është porositur për arsye biznesi, vendosni detajet e personit që do të përdorë kartën (emër përdoruesi - email, ose numër telefoni).
Kur porosisni një kartë për herë të parë, do të keni mundësi të zgjidhni ngjyrën e kartës (numri i ngjyrave mund të ndryshojë).
Personat privatë mund të zgjedhin 2 ngjyra të ndryshme - blu të lehtë dhe portokalli, ndërsa për klientët e biznesit ofrojmë ngjyrën blu të errët.
Kur porosisni karta të tjera, ose kur skadon një kartë - porositet automatikisht karta me të njëjtën ngjyrë sikurse karta e parë.
1. Hyni në aplikacionin celular Paysera.
2. Shkoni tek Karta.
3. Prekni Aktivizoni kartën.
4. Vendosni kodin CVV i dhënë në shiritin e nënshkrimit.
Pasi merrni kartën, duhet t'a aktivizoni brenda 3 muajve nga data e prodhimit të saj.
1. Hyni në aplikacion.
2. Shkoni te Karta.
3. Zgjidhni Rimbushni kartën.
4. Zgjidhni llogarinë, shumën dhe konfirmoni.
Nëse nuk keni para mjaftueshëm në llogarinë tuaj - mund të rimbushni llogarinë (ose direkt kartën Paysera) me një transfertë të rregullt bankare në numrin IBAN të llogarisë tuaj. Transferta të tilla janë të disponushme vetëm në Euro. Nëse dëshironi të dërgoni në një monedhë tjetër në llogarinë tuaj Paysera - ju duhet të gjeneroni udhëzimet e rimbushjes (Paysera online banking>Llogaritë dhe Kartat > Rimbushje Llogarie > Plotësoni formularin dhe përditësoni udhëzimet).
1. Hyni në aplikacion.
2. Shkoni te Karta.
3. Shikoni PIN i kartës.
4. Vendosni kodin CVV.
1. Hyni në aplikacion
2. Shkoni te Karta.
3. Çaktivizo kartën – karta juaj do të çaktivizohet përkohësisht. Mund t'a aktivizoni përsëri në çdo kohë.
4. Blloko kartën – karta juaj do të bllokohet përgjithmonë, llogaria e kartës tuaj do të mbyllet.
Nëse dyshoni se keni humbur kartën, ose se dikush tjetër njeh të dhënat e kartës suaj - çaktivizoni kartën tuaj menjëherë. Mos e ndani me asnjë PIN tuaj, ose aksesin në kartë.
Nëse keni një iPhone do të shikoni një buton sugjerimi për të shtuar kartën në Apple Pay, kur hyni në aplikacion dhe shkoni në seksion Karta.
Ju gjithashtu mund të shtoni kartën tuaj në Google Pay, Samsung Pay , ose PayPal.
Të gjithë përdoruesit e identifikuar të Paysera mund të porosisin kartën dhe t'a përdorin atë në të gjithë botën, ku pranohen kartat Visa. Aktualisht ne mund të dërgojmë kartën vetëm në vendet në Zonën Ekonomike Europiane.
Koha dhe kosto e dërgesës varet nga metoda e dërgesës e zgjedhur - do ta shikoni para se të konfirmoni porosinë tuaj. Zgjidhni dërgesën me gjurmim për të parë mbarëvajtjen e saj.