Transferta ndërkombëtare – dërgoni para jashtë vendit online
Dërgoni para jashtë vendit në mbi 20+ monedha me tarifa të ulëta dhe administroni të gjitha paratë tuaja në një vend - llogaria multi-monetare Paysera.
Çfarë transfertash mund të kryeni me Paysera?
Dërgoni para online përmes aplikacionit mobile ose faqes web
Dërgesa e parave jashtë vendit nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Tani mund të kryeni transferta në EUR, GBP, PLN, RON dhe BGN direkt nga telefoni juaj duke përdorur aplikacionin celular Paysera.
Hyni në aplikacion > Transferta > Transferta bankare dhe plotësoni detajet.
Nëse po dërgoni monedha të tjera - hyni në banking online Paysera dhe kryeni transferta përmes internetit.
Nuk keni akoma një llogari në Paysera?
Filloni>
Sa kushton të dërgoni para jashtë vendit?
Dërgesat e parave jashtë vendit mund t'ju kushtojnë zero, si për shembull, kur i dërgoni te një përdorues tjetër Paysera ose po dërgoni Eur në një nga vendet e EEA.
Tarifa e një transferte varet nga monedha, vendi i marrësit dhe banka. Megjithatë, me Paysera, do të paguani shumë më pak për transfertat ndërkombëtare sesa me bankat tradicionale.
Paysera mund të ofrojë çmime konkurruese sepse mban llogari bankare në disa vende, duke e bërë të mundur që transfertat ndërkombëtare të procesohen sikur të ishin lokale.
Tarifat për dërgesat e parave në Eur >
Tarifat për dërgesat e parave në monedha të tjera >
Konvertoni monedha direkt nga llogaria juaj Paysera
Duke përdorur aplikacionin Paysera ju mund të këmbeni valutë me kurse shumë të mira! Kalkulatori online i këmbimit valutor i Paysera krahason kurset e këmbimit nga banka të ndryshme dhe u ofron klientëve të Paysera kursin më të mirë.
Pyetjet më të shpeshta
Transfertat e parave jashtë vendit mund të arrijnë te përfituesi brenda sekondave, psh. nëse po kryeni një transfertë SEPA Instant në Eur. Por zakonisht një transfertë ndërkombëtare kërkon deri në një ditë pune (deri në 3), nëse e kryeni atë përmes Paysera.
Kur kryeni një transfertë ndërkombëtare përmes një banke tradicionale, nevojitet të prisni një javë, ose më shumë.
Për të dërguar para (dhe për të mos lënë pasurinë me tarifat) nga llogaria juaj bankare në një vend të huaj në llogarinë bankare në vendin tuaj të origjinës, mund të përdorni Paysera si ndërmjetës për të kursyer kohë dhe para. Transferta që kryeni do të duket kështu: nga llogaria bankare e huaj > në llogarinë tuaj Paysera, nga llogaria Paysera juaj > në llogarinë tuaj bankare lokale. Nëse nevojitet, do të keni mundësi të konvertoni monedhën, pasi paratë të jenë në llogarinë Paysera tuaj.
Hapi 1 – dërgoni para në llogarinë Paysera tuaj.
Hyni në aplikacionin Paysera, poshtë te menu zgjidhni Rimbushje, selektoni vendin nga do të merrni parat137 dhe monedhën. Përdorni udhëzimet e krijuara për të kryer një transferim.
Hapi 2 – dërgoni para nga llogaria Paysera e juaj në një bankë lokale.
Kur paratë të jenë në llogarinë Paysera tuaj, zgjidhni Transferta > Transferta Bankare, dhe plotësoni detajet. Nëse keni nevojë të konvertoni monedhat para se t'i dërgoni - mund t'a kryeni edhe në aplikacion: Transferta > Këmbim Valutor.
- Midis llogarive personale.
- Midis përdoruesve Paysera.
- Transferta në Eur (SEPA, SEPA Instant – në vendet e Zonës Ekonomike Europiane, TARGET2 – në EUR jashtë EEA).
- Në sistemin WebMoney.
- Transferta ndërkombëtare EUR, GBP, PLN, RON, dhe BGN.
Transfertat në monedha të tjera mund të kryhen vetëm përmes internetit.